Shpërthim i fuqishëm pranë karburantit në ish-Bllok, 4 të plagosur (FOTO & VIDEO)
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në zonën e ish-bllokut në një dyqan eventesh..

Nga informacionet paraprake, shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur për shkak të shpërthimit të bombulës që përdorej për fryrjen e tullumbacave me helium.

Dy prej të lënduarëve janë një çift bashkëshortësh, Alma dhe Sokol Pirra, pronarë të argjendarisë ku ndodhi ngjarja, që janë transportuar drejt spitalit “Nënë Tereza”, ku mësohet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

I plagosuri i tretë është shtetasi Ardanoel Serani, 23-vjeç, kalimtar i rastësishëm në zonë dhe Eneda Nura, 18 vjeç, punonjëse e argjendarisë. 23-vjeçari Serani ka marrë lëndime të lehta dhe pasi i është ofruar ndihma e parë, është larguar nga ambientet e spitalit. Ndërsa, 18-vjeçarja ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, pas bilancit të ngjarjes, biznesi në fjalë rezulton me shumë dëme materiale. Në vendngjarje ka mbërritur dhe drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, si dhe efektivë të shumtë.

Policia dhe zjarrëfikësja ndodhen në vendngjarje.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 13:15 në rrugën “Vaso Pasha” në ambientet e një dyqani eventesh ka shpërthyer një bombul gazi.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar shtetasit S. P dhe A. P, E. N dhe D.S të cilët u dërguan në Spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

E FUNDIT/ Shpërthim i fuqishëm pranë karburantit në ish-Bllok, 2 të plagosur (FOTO LAJM)

Shtuar më 15/07/2019, ora 13:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori