Shpërthim i fuqishëm pranë QSUT-së, policia zbardh detajet
Një shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur pak më parë në rrugën e Dibrës në Tiranë, pranë hyrjes së QSUT-së.

Abcnews.al shkruan se një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një biznes pranë asaj zone.

Mësohet se nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet e mëtejshme.


Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 30.05.2020, rreth orës 22:40, në një rrugicë të ndërmjetme midis një lokali dhe një hoteli në rrugën e “Dibrës”, ka shpërthyer një sasi e dyshuar si lëndë plasese.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka asnjë të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale tek të dy objektet.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./albeu.com/

Shtuar më 30/05/2020, ora 23:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori