Shpërthen në flakë "Benz-i" në Fier, ku dyshon policia
foto ilustruese
Një automjet ka marrë flakë në ecje në autostradën Fier-Lushnjë. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:25, në Vajkan.

Mjeti tip ‘Benz’ dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndi elektrike në motorin e makinës.

Fatmirësisht nga flakët nuk ka pasur persona të lënduar.


Njoftimi:
“Në datën 05.01.2019, rreth orës 09:25, në rrugën Fier-Lushnje, në Vajkan, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.Z, në ecje e sipër ka marë flakë. Paraprakisht dyshohet për difekt në pjesën e motorrit.

Në vendin e ngjarjes u dërgua zjarrfikësja dhe shërbimet e policisë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë."
Shtuar më 05/01/2019, ora 10:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori