Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në një shkollë në Shkodër.
Paraditen e sotme një bombul gazi ka shpërthyer në
shkollën "Ndre Mjeda".
Burimet bëjnë me dije se
shpërthimi i bombulës ka ndodhur në momentin ku po bëhej ndërrimi i saj.
Fatmirësisht ngjarja
ndodhi gjatë pushimit të ndërrimit të turneve dhe nuk ka pasur nxënës të pranishëm në klasë.
Edhe vitin e kaluar në po të njëjtën shkollë ka patur një rast të ngjashëm me atë të sotmin.
Shpërthimi ndodhi në klasën e parë të kësaj shkolle, por
fatmirësisht pa asnjë të lënduar.
Shtuar më 27/01/2021,
ora 16:27