Shpërndahet Parlamenti? Meta në konferencë të jashtëzakonshme
Pasi takoi të gjithë krerët e partive të mëdha, përveç Ramës, Presidenti Meta ka njoftuar një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në orën 14:30.

Pritet që Meta të shpallë datën e re të zgjedhjeve lokale, ndërsa përflitet edhe për një veprim më të guximshëm, i cili është shpërndarja e Parlamentit dhe përcaktimi i datës së zgjedhjeve të përgjithshme.

Jo më kot, Meta njoftoi sot takime me krerët e partive politike në vend pavarësisht se Rama refuzoi të shkonte në Presidencë.

Mësohet në në tavolinën e Presidentit janë tre opsione, të cilat mund të shpallen veçmas ose të gjitha sëbashku.

Opsioni i parë është ai i shpalljes së një datë të re zgjedhjesh lokale, e cila tashmë është konfirmuar.

Por, krahas kësaj, Meta është duke shqyrtuar edhe opsionin e shpërndarjes së Parlamentit si jokushtetues për shkak se nuk përmbush kushtin fillestar të të qënit me 140 deputetë.

Nëse do të shpërndajë Kuvendin, Meta duhet të përcaktojë një datë zgjedhjesh të përgjithshme detyrimisht.

Mbetet për t'u parë nëse Presidenti do të shpallë zgjedhje të përgjithshme dhe lokale në të njëjtën datë duke shkaktuar një tërmet politik në vend apo do të mjaftohet vetëm me përcaktimin e një date të re zgjedhjesh lokale duke mos e prekur Parlamentin.

OPSIONET

1-Dekret për përcaktimin e një datë të re zgjedhjesh lokale;
2-Shpërndarje e Parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme;
3-Zgjedhje lokale dhe të përgjithshme njëkohësisht. /albeu.com/
Shtuar më 27/06/2019, ora 14:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori