Shkrumbohet nga flakët makina në mes të Bllokut
Një makinë është përfshirë nga flakët në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë. Mësohet se makina ka qënë e parkuar aty pasi po shpërndante furnizimin në një lokal.

Nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Dyshohet paraprakisht se makina ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shtuar më 12/11/2019, ora 17:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori