Mëngjesin e sotëm është djegur makina tip
Range Rover, e kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli.
Ngjarja në fjalë ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 04:26, në lagjen “Lef Sallata”, pranë zyrave të bashkisë.
Policia ben me dije se si si pasojë e
flakëve ka marrë zjarr edhe një automjet tjetër tip Ford, parkuar në afërsi.
Deri tani dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm kundrejt
Range Roverit, dhe pista e parë është për shkak të detyrës së Lelit.
Informacion paraprak
Më datë 10.10.2019, rreth orës 04:26, në lagjen “Lef Sallata” Vlorë pranë zyrave të punës, ka marrë flakë automjeti tip
Range Rover në pronësi të Bashkisë Vlorë (mjet që përdorej nga Kryetari i Bashkisë Vlorë), ku si pasojë e
flakëve ka marrë zjarr edhe një automjet tjetër tip Ford, parkuar në afërsi.
Drejtuesi i mjetit
Range Rover, shtetasi E.T (shoferi i Kryetarit të Bashkisë) e kishte parkuar mjetin pranë pallatit ku banon. Ndërsa mjeti tjetër tip Ford është në pronësi të shtetasit B.A.
Si pasojë e
flakëve, të dy mjetet janë dëmtuar plotësisht.
Policia ka ngritur një grup hetimor me qëllim kryerjen e hetimeve të mëtejshme në lidhje me përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 10/10/2019,
ora 08:46