Shkrumbohet makina e kryetarit të PS-së
Digjet gjatë natës makina e kryetarit të PS-së të Elbasanit, Xhevahir Budani, i cili njëherësh edhe postin e Drejtorit Rajonal të Shëndetit Publik.

Makina, një Honda AA 574 TH ishte parkuar pranë shtëpisë së tij në lagjen 5 Maji dhe është djegur pjesërisht.

Sipas Policisë, pas hetimeve paraprake, dyshohet se është zjarri është vënë qëllimisht.

Budani, i pyetur nga Policia, ka deklaruar se nuk ka konflikt me asnjëri.
Shtuar më 06/05/2019, ora 07:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori