Rikthehet Arsenali i madh, i vetëm në krye të Premier League (VIDEO)

Ky Arsenal mund të shikojë lart.

Skuadra e Mikel Artetës mundi 3-0 Bournemouth jashtë shtëpisë duke u ngjitur kështu e vetme në krye të renditjes.

Vetëm në minutën e 5′ Odegaard gjeti golin duke hapur që herët rezultatin.

Gjashtë minuta më vonë, norvegjezi goditi sërish, këtë herë me një goditje të fuqishme nga brenda zonës.

Pjesa e dytë nisi tamam si e para: Me gol për londinezët. Saliba është golashënues këtë herë, i cili gjeti rrjetën me një vendosje mahnitëse nga një pozicion anësor, për 3-0 në minutën e 54-të. /albeu.com/



Shtuar 20.08.2022 20:35