Shkatërrohet banda e prostitucionit në Itali, kreu i bandës një shqiptare
Policia italiane ka arritur të shkatërrojë një bande prostitucioni që ushtronte aktivitetin në provincëss e Breshias.

Burime nga mediat italiane bëjnë me dije se në pranga janë vënë 9 persona, 5 prej të cilëve ishin të shpallur në kërkim.

Kreu i bandës është një shtetase shqiptare,Liljana Shoshari, 35 vjeçe, e cila është arrestuar.

Gjithashtu është arrestuar edhe shoferi i saj 61-vjeçari italian me origjinë kalabreze Ludovico Raffa, shqiptari 27-vjeçar Emiljano Osmani me detyrën e kontrollit të vajzave prostituta në rrugë e shtetasja rumune Ionica Paun.

Ata akuzohen për trafik e shfrytëzim prostitucioni, grabitje e trafik lëndësh narkotike.

Hetimet e këtij operacioni i koduar "Telepass" kanë nisur katër vite më parë e kanë zbardhur aktivitetit kriminal të kësaj bande që shfrytëzonte vajza të ardhura kryesisht nga Evropa Lindore.

5 anëtarët e tjerë të bandës janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Shtuar më 04/06/2020, ora 16:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori