Shkarkohen drejtorët e Burgjeve
Ministrja e Drejtesisë Etilda Gjonaj ditën e sotme ka njoftuar në një konferencë për mediat shkarkimin e disa drejtorëve të Burgjeve për shkeljerënda.

"Drejtori i IVP Lezhë, Rrogozhinë, Lushnje, Peqin, Tepelenë, Sarandë, (i dënuar më parë), Berat, Durrës.

Kontrollet e kryera kanë evidentuar shkeljerënda, shkelje që rrezikojnë sigurinë e burgjeve.

Sot hapim garën për 23 drejtues të burgjeve dhe paraburgimeve në të gjithë vendin. Nuk do te tolerojme abuzimin me detyren”, tha ajo.

DREJTORËT E SHKARKUAR:

Drejtori i IVP-së Lezhë, Gëzim Ngjeci për shkelje administrative dhe shpërdorim detyre, Drejtori i IVP-së Rrogozhinë për shkelje administrative dhe shpërdorim detyre

Drejtori i IVP-së Lushnje për shkelje administrative dhe shpërdorim detyre.

Drejtori i IVP-së Peqin për shkelje administrative dhe shpërdorim detyre.

Drejtori i IVP-së Tepelenë për shkelje administrative.

Drejtori i IVP-së Sarandë, Artur Hyska për shkelje administrative dhe figuron person i dënuar më parë.

Drejtori i IVP-së Berat shkelje administrative dhe person me precedent penal .

Drejtori i IVP-së Durrës për shkelje administrative dhe shpërdorim detyre. /albeu.com/
Shtuar më 28/10/2017, ora 13:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori