I nxehti përvëlues, zjarret e para përfshijnë Vlorën

I nxehti përvëlues ka shkaktuar zjarret e para në vendin tonë. Një zjarr ka përfshirë sot kodrat midis fshatit Radhimë dhe Tragjas në Vlorë.

Flakët të ndihmuara dhe nga era janë duke djegur kryesisht shkurre, por duke rrezikuar dhe stanet apo dhe vreshtat që ndodhen përgjatë baypassit mbi fshatin Radhimë.

Zjarrfikësit e Vlorës janë duke punuar për izolimin e flakëve dhe shuarjen e tyre./albeu.com/ 


Shtuar 21.07.2023 13:43