Vrau një person dhe plagosi një tjetër në 1997-n, arrestohet në Itali pas 26 vitesh i shumëkërkuari (EMRI)

Është arrestuar pas 26 vitesh një qytetar shqiptar në Itali, i cili ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare për një vrasje dhe një plagosje në vitin 1997.

Artur Doku alias gent Sherifi ëhstë arrestuar në Itali pr llogari të shtetit shqiptar, pasi isht dënuar me 15 vite burg me akuzën vrasje me paramendim.

Doku në vitin 1997, ka vrarë me armë zjarri shtetasin I. Ç., dhe ka plagosur shtetasin D. Ç.

Njoftimi:

Vihet në pranga, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Seksionit të Kërkimit të DVP Tiranë, Interpol Tiranës dhe autoriteteve policore italiane, një shtetas i dënuar me 15 vjet burgim.

Lokalizohet në Itali, pas shkëmbimit të informacioneve, kapet dhe vihet në pranga një shtetas i dënuar me 15 vjet burgim për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, pas marrjes së informacionit nga Seksioni i Kërkimit i DVP Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana, për një shtetas shqiptar në kërkim ndërkombëtar, informacionet i janë dërguar autoriteteve policore italiane, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi.      

Në bazë të informacioneve të dërguara nga Seksioni i Kërkimit i DVP Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, është lokalizuar dhe arrestuar në Itali, shtetasi Artur Doku alias Gent Sherifi, 49 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në vitin 1997, 49-vjeçari ka vrarë me armë zjarri shtetasin I. Ç., dhe ka plagosur shtetasin D. Ç.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi nga Italia drejt vendit tonë.

/AlbEu.com/


Shtuar 4.08.2023 16:37