“Ç’të bën fëmija s’ta bën as Perëndia”, djali vjedh babanë në Tiranë

Një fjalë e urtë popullore thotë; “Atë që ta bën fëmija, s’ta bën as Perëndia”. I atillë është rasti në Vaqarr të Tiranës, ku djali 18-vjeçar raportohet se i ka vjedhur para të atit në mënyrë të përsëritur në banesë.

Uniformat blu bëjnë me dije se 45-vjeçari ka kallëzuar se në banesën e tij i kishin vjedhur një shumë parash.

Nga veprimet hetimore rezultoi se i biri i 45-vjeçarit, në mënyrë të përsëritur, ka vjedhur në banesë, në fshatin Lalm, shuma të ndryshme parash të babait të tij.

Ditën e djeshme, dyshohet se ai ka vjedhur 104 000 lekë të rinj, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Për rrjedhojë 18-vjeçari është arrestuar nga policia.

Njoftimi i polcise

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “House”. I vodhi në mënyrë të vazhdueshme, shuma parash, babait të tij, në banesë, vihet në pranga 18-vjeçari.
Sekuestrohen 104 000 lekë të rinj, të cilat ky shtetas i kishte vjedhur një ditë më parë, në banesë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas kallëzimit të marrë nga një 45-vjeçar, se në banesën e tij i kishin vjedhur një shumë parash, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “House”.
Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi i shtetasit R. U., 18 vjeç banues në Vaqarr, Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 18-vjeçari, në mënyrë të përsëritur, ka vjedhur në banesë, në fshatin Lalm, shuma të ndryshme parash të babait të tij. Ditën e djeshme, dyshohet se ai ka vjedhur 104 000 lekë të rinj, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./albeu.com/


Shtuar 26.07.2023 08:38