E FUNDIT/ Sherr në Elbasan, masakrohet me thikë 15-vjeçari
Një sherr me thika ka ndodhur në Elbasan ku një i ri vetëm 15 vjeç ka mbetur i plagosur pasi u qëllua dy herë me thikë jashtë një lokali.

Mësohet se policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar që plagosi me thikë 15 vjeçarin në ambientet e jashtme të një lokali gjatë një konflikti të çastit.

“Specialistët për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë referimin e materialeve në Prokurori dhe po punojnë intensivisht për kapjen e shtetasit I.K., 16 vjeç banues në Elbasan”- njofton policia.

Ky shtetas, në Lagjen “Visarion Xhuvani” në ambientet e jashtme të një lokali, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta dyshohet të ketë qëlluar dy herë me thikë shtetasin S.P., 15 vjeç banues në Elbasan.

Sipas policise, i riu S.P. ndodhet në Spitalin Kirurgjik Elbasan, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 76, 22, 88 dhe 279 të Kodit Penal. /albeu.com/


Shtuar më 06/09/2017, ora 11:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori