Sherr mes dy personave, plagosje e rëndë në Vlorë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë mbrëmjen e sotme.

Burimet bëjnë me dije se një plagosje me thikë është shënuar pranë shtëpisë se Oficerëve në qytetin e Vlorës.

Mësohet se ambulanca është nisur me urgjencë drejt vendit të ngjarjes.

Sipas informacioneve paraprake është plagosur me thikë në këmbë një 42-vjeçar, jashtë-rrezikut për jetën.

Burimet bëjnë me dije se dy personat kanë qënë duke konsumuar kafe fillimisht në një lokal, gjatë bisedes dyshohet se ka agravuar situata, ku njëri prej tyre ka goditur me thikë shokun e tij.

Informacion paraprak:

Më datë 23.01.2021, rreth orës 19:25, në vendin e quajtur “Shtëpia e oficerëve”, Vlorë, në një lokal, pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi A. B., 42 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Shtuar më 23/01/2021, ora 19:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori