Sherr me thika dhe kazma, plagosen pesë persona në Berat
Pesë persona janë plagosurBerat, pas sherrit mes dy familjeve.

Nga informacionet e marra, konflikti verbal përfundoi në përdorimin e thikave dhe kazmave, mes dy familjeve në lagjen “Barrikade” në qytetin e Beratit.

Konflikti nisi për mbledhjen e ullinjve. Sherri ndodhi mes familjeve Dhana dhe Alibeaj. Nga familja Alibeaj kanë mbetur të plagosur Drita Alibeaj, djali i saj Erjon Alibeaj dhe nipi Altjon Alibeaj.
Shtuar më 06/06/2020, ora 18:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori