Shënohet viktima e e katërt nga "Gripi i Derrit"
Spitali i Sanatoriumit ka konfirmuar një tjetër rast të vdekjes nga "Gripi i Derrit" në vendin tonë.

Virusi vdekjeprurës AH1N1 i ka marrë jetën një 75 vjeçarje nga Lushnja.

Kujtojmë se gruaja që humbi jetën është viktima e katërt nga ky virus brenda një jave.

Lajmin e ka konfirmuar drejtoresha e spitalit "Shefqet Ndroqi", Silvana Bala e cila ka thënë se viktima kishte qëndruar për rreth 8 orë në gjendje të rëndë.

Mjekja shprehet më tej se 10 pacientë të tjerë me virusin AH1N1 ndodhet në reanimacion, ndërsa 3 pacientë janë të intubuar aktualisht në spital./albeu.com./


Shtuar më 08/02/2019, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori