Eshtë shënuar
viktima e 8 nga koronavirusi në
Shqipëri.
Ndërron jetë në
spitalin infektiv pacienti 66-vjeçar,
viktima e 8 në
Shqipëri
Një pacient 66-vjeçar nga Fieri, i konfirmuar me COVID-19 pësoi vdekje të papritur (infarkt) mëngjesin e sotëm në
spitalin infektiv.
66-vjeçari trajtohej prej dy ditësh në
spitalin infektiv në QSUT. Pavarësisht ndihmës së menjëherëshme të stafit mjekësor, 66-vjeçari që vuante nga sëmundje kronike pulmonare, hipertension, hemorragji gastro-intestinale, nuk arriti të mbijetojë.
66-vjeçari është
viktima e tetë e prekur nga COVID-19 në
Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e izolimit dhe distancimit social si dhe të telefonojnë urgjencën kombëtare në numrin 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.
Shtuar më 27/03/2020,
ora 09:09