Aksident i rëndë gjatë punës në
minierën e
Bulqizës. Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër ka mbetur i
plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në mesditë në
minierën e fshatit Tërnovë në Bulqizë, në rrethana që ende presin të sqarohen nga policia.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i vdekjes së minatorit është bërë gazi toksik që është çliruar pas shpërthimit për të hapur galeri të reja. /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2019,
ora 14:02