SHBA i refuzon vizën Petrit Vasilit
“Zëri i Amerikës” zbuloi të enjten një detaj të bujshëm gjatë intervistes me kryetaren e LSI Monika Kryemadhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas informacioneve të VOA autoritetet diplomatike amerikane ja kanë refuzuar vizen zotit Vasili. Pas pyetjes, Kryemadhi u ndodh në vështirësi të dukshme, duke thënë se nuk beson se kjo është e vertetë, por se “nuk e ve dorën në zjarr për askënd”.

Ky informacion i bujshëm i VOA vjen pas qëndrimeve të ashpra të opozitës shqiptare ndaj institucioneve, të cilat kulmuan më djegien e mandateve parlamentare dhe organizimin e protestave të dhunshme në Tiranë dhe jashtë saj. Refuzimi i vizës së zotit Vasili shihet si një sinjal i qartë i mosaprovimit të linjës opozitare nga ana e Uashingtonit, për sa kohë që numri dy i LSI ka qenë njëri ndër frymëzuesit kryesorë të qëndrimeve aktuale të opozitës shqiptare.

Refuzimi i vizës së hyrjes për Vasilin shënon gjithashtu një sinjal të qartë paralajmërimi nga ana e amerikanëve, për të tjerë politikanë shqiptarë. Kjo vjen në momentin kur zyrtarët nga Uashingtoni kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në zgjedhjet e 30 qershorit dhe për vijimësinë e punës së Kuvendit të Shqipërisë.
Shtuar më 16/05/2019, ora 19:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori