Sapo ishte konfirmuar me COVID-19, vdes e moshuara në Shkodër
Me ritme të shpejte, ka shkuar në 20 numri i viktimave nga COVID-19 në vendin tonë.

Pas vdekjes së një 84-vjeçareje tek spitali Infektiv mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në Spitalin e Shkodrës, një tjetër e moshuar.

Mësohet se e moshuara me iniciale R.H kishte vetëm pak orë që ishte konfirmuar pozitive më COVID-19.

Po ashtu me koronavirus në Shkodër është konfirmuar dhe motra e saj 57-vjeçe, duke e çuar numrin e të prekurve në Shkodër në 31 të infektuar. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2020, ora 23:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori