Drejtori i burgit në Vlorë është
dënuar nga gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë me 6 muaj burg.
Ky vendim për Egon
Velajn është marrë vetëm 6 ditë pas emërimit të tij në këtë pozicion.
Trupi gjykues me prokuror Anton pali dhe gjyqtare Atalanta Zeqirajn e kanë
dënuar Velajn me akuzën e shpërdorimit të detyrës gjatë kohës kur ka mbajtur pozicionin e drejtorit të Aluiznit.
Shtuar më 23/10/2019,
ora 21:52