Saimir Tahirit i bllokohet pasaporta
Pëlqej
Gjykata i ka bllokuar pasaportën Saimir Tahirit duke ndaluar kështu edhe daljen e tij jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Vendimi erdhi pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila po heton ish-ministrin për favorizim të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike përmes grupit të drejtuar nga Moisi Habilaj, i arrestuar në Itali.

Prokuroria kishte kërkuar heqjen e imunitetit të Tahirit nga Kuvendi, por kjo kërkesë u rrëzua me shumicë votash. /albeu.com/

Shtuar më 12/12/2017, ora 10:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori