Rrugët tona u ndanë...! Rama "shet" Valdrin Pjetrin pasi PD nxorri dokumentet e arrestimit në Itali

Kryeministri Rama ka "lëshuar" Valdrin Pjetrin pas nxjerrjes së dokumenteve të arrestimit të tij për drogë në Itali. Partia Demokratike ka shënuar kështu fitoren e parë ndaj kryebashkiakëve te majtë të zgjedhur në 30 qershor.

Kreu i qeverisë, përmes një statusi në Twitter, thotë se rrugët e PS dhe kryebashkiakut të zgjedhur janë të ndara, duke konfirmuar kështu dorëzimin e tij.

“Jo Valdrini, po vëllai im të jetë, s’ka shans të hedhë asnjë hije dyshimi mbi PS dhe mbi mua, në raport me ligjin e me besnikërinë ndaj popullit! Përgjegjësia për çdo akt individual të padenjë është individuale.Përgjegjësia jonë është si reagojmë ndaj një akti të padenjë individual!

I edukuar, i zoti, i respektuar familjarisht në Shkodër e kudo ka punuar, po kjo s’mjafton më! Kurrë s’kam menduar se Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin, po deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht.

E me këtë rast, të tërë ta fusin mirë në kokë:Unë s’kam ndërmend të toleroj askënd dhe as të marr përsipër raportin individual me ligjin të askujt!Shkoj në luftë për çdo ide,qëllim a shok armësh,po kosto veprimesh individuale të dyshuara si ky,as marr më,as lejoj më t’i marrë PS!”, shkruan Rama në Twitter.
Shtuar më 13/08/2019, ora 17:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori