Rritet sërish numri i viktimave, 2 persona humbën jetën në 24 orë
Shënohen 2 viktima të tjera nga COVID-19. Ndërkohë janë konfirmuar 74 raste të reja gjatë orëve të fundit.

Shifrat e larta vijojnë prej ditësh ndërkohë që prej një jave ka viktima ccdo 24 orë.

ISHP bën me dije se një nga pacientët e shtruar ndodhet në terapi intensive.

“Një lutje për qytetaret të tregojnë kujdes sepse rastet në spitalin infektiv po shtohen ccdo ditë e më tepër dhe me gjithë të shëruarit që kanë lënë spitalin në 24 orët e fundit, aktualisht janë 89 pacientë në spital, 11 prej të cilëve në gjendje serioze në terapinë intensive, 1 prej tyre i intubuar në gjendje të rënde“, thuhet në njoftimin e ISHP-së.
Shtuar më 05/07/2020, ora 10:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori