Rriten shifrat e personave të infektuar, 6 qytetarë ndërrojnë jetë
Shqipëria regjistroi një tjetër rekord sa i takon numrit të të infektuarve me Covid-19.

Në 24 orët e fundit, u regjistruan 311 raste të reja nga 1,397 teste të kryera.

Ndërkohë, 6 pacientë nuk e fituan betejën me virusin.

Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar si të shëruar edhe 85 persona.

Situata paraqitet e rënduar në spitalet covid, ku aktualisht po trajtohen 289 pacientë.

COVID-19 – Statistika (28 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 311

Të shëruar ne 24 orë 85

Të shtruar në spitale 289

Humbje jete në 24 orë 6

Testime ditore 1397

Testime totale 121,004

Raste pozitive 20,004

Raste të shëruara 10,893

Raste Aktive 8,618

Humbje jete 493
Shtuar më 28/10/2020, ora 16:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori