Rrëmbehet një vajzë 13-vjeçare në Tiranë
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në Tiranë.

Mësohet se qytetarët kanë denoncuar rrëmbimin e një vajze minorene.

Sipas denoncuesit, e mitura, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur është rrëmbyer rreth një orë më parë në rrugën “Ndre Mjeda” tek ish-Parku i Autobuzave.

Ju njoftoj që këtu tek ish-Parku i Autobuzave në Tuiranë, rruga “Ndre Mjeda” kanë rrëmbyer një fëmijë, vajzë e moshës 13-vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur rreth një orë më parë”, shkruhet në mesazhin e qytetarit.
Shtuar më 04/10/2019, ora 18:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori