RENEA kap armë dhe municione në shtëpinë e gjyqtarit të Dritan Dajtit

Forcat Speciale RENEA kanë kapur armë, municione dhe shume parash në shtëpinë e njërit prej gjyqtarëve që i hoqën dënimin e përjetshëm dhe mundësuan lirimin brenda pak vitesh të Dritan Dajtit, i dënuar për vrasjen e katër policëve në Durrës.

Mësohet se ato janë gjetur në shtëpinë e gjyqtarit Skënder Damini, gjatë kontrollit në zonën e Freskut në Tiranë.

Operacioni është shtrirë në disa qytete të vendit.

Gjyqtari Damini është shoqëruar nga ana e policisë vendore të Tiranës, i shoqëruar nga avokati i tij Arjan Ndoji.

Në një prononcim për gazetarët, avokati i tij tha se nuk ka asnjë masë sigurie për gjykatësin.


Shtuar më 15/02/2019, ora 11:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori