RENEA, FNSH e "Shqiponjat" zbarkojnë në Shkodër, 15 të arrestuar
Një operacion i madh është kryer mengjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës, ku pjesmarrës kanë qënë forcat Renea, FNSH dhe Shqiponja.

Nga ky operacion kanë rënë në pranga 15 persona, ndërsa ky numër pritet të rritet me kalimin e kohës.

Mësohet se aksioni ka nisur që në 4:00 të mëngjesit ku në qytet janë ngritur dhjetra postoblloqe.

Sipas policisë të arrestuarit janë persona që jepnin para me fajde. /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2019, ora 10:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori