Rekord tragjik! COVID-19 shënon 18 viktima në 24 orët e fundit
Situata epidemiologjike në vend, mbetet e rënduar pasi vijojnë të regjistrohen shifra të larta të të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 645 persona rezultuan pozitivë.

Ndërkohë, 18 qytetarë nuk arritën ta fitonin betejën me virusin, një nga shifrat më të larta të regjistruara që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 469 pacientë.
Shtuar më 27/11/2020, ora 16:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori