Rekord! 301 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri
Shifra alarmante janë të dhënat e fundit mbi COVID-19 në Shqipëri.

Sipas të dhënave zyrtare nga ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit në vend janë shënuar plot 301 raste të reja me COVID-19.

Nga të prekurit, janë shëruar në 24 orë 58 pacientë. Të shtruar në spitale janë 255 shtetas ndërkohë mësohet se kanë ndërruar jetë 4 pacientë. /albeu.com/
Shtuar më 20/10/2020, ora 16:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori