Rama telefonon homologun grek
Kryeministri Rama ka zhvilluar një telefonatë me homologun grek Aleksis Tipras, thekson mbarë shtypi grek.

Sipas mediave greke, dy kryeministrat kontaktuan për reformat e domosdoshme të Shqipërisë për integrimin në BE.

Zyra e shtypit të kryeministrit grek thekson se axhenda e bisedës telefonike përfshinte reformat e Shqipërisë për integrimin në BE.

Biseda u përqendrua në ligjin mbi pronën në bregun e Jonit dhe në Aktin e Minoriteteve. Ata diskutuan gjithashtu zhvillimet rajonale dhe marrëdhëniet ekonomike dypalëshe.
Shtuar më 04/04/2019, ora 17:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori