Rama: Teatri do të ndërtohet siç ishte
Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh se Teatrin i vjetër do të rindërtohet siç ishte, por diku tjetër.

“Ka njerëz që më kanë bërë të reflektoj për këtë situatë, projektin origjinal ne do t marrim dhe do t’jua rikthejmë jo Aleancës, jo artistëve dhe politikanëve, por do t’jua rikthejmë fëmijëve si pjesë e një programi më të madh. Do ta kemi mes nesh. Dhe atëherë do të shikojmë pelegrinazhin që do të bëhet për të shkuar tek ajo godina”, u shpreh ai.

Ndërsa më tej Rama theksoi: Janë 21 vjet që pres momentin kur do të pastrohet ajo fushë për të ndërtuar Teatrin e ri Kombëtar që do të jetë një teatër i denjë, për ata shumë pak njerëz që shkojnë në teatër dhe që duhet të shtohen. Ralf ti ke vajtur ke shoqëruar ambasadën franceze.

Teatri i ri do të ndërtohet aty. Kam edhe një lajm për ju, por nuk do ta jap tani. Ka njerëz që më kanë bërë të reflektoj për këtë situatë, projektin origjinal ne do t marrim dhe do t’jua rikthejmë jo Aleancës, jo artistëve dhe politikanëve, por do t’jua rikthejmë fëmijëve si pjesë e një programi më të madh. Do ta kemi mes nesh. Dhe atëherë do të shikojmë pelegrinazhin që do të bëhet për të shkuar tek ajo godina.

Ndërkohë që e vendosim , vetë këtë. Përse e vendosim vetë këtë i dashur Ralf. E vendosim sepse jemi zgjedhur që të vendosim, nuk jemi zgjedhur që të vendosni ju”, u shpreh Rama.

Shtuar më 21/05/2020, ora 14:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori