E FUNDIT/ Rama se harron Bregun, i jep një post të rëndësishëm
Kur u mendua se ish-deputetja Majlinda Bregu hoqi dorë nga politika për shkak të përplasjeve të shumta me Bashën, një propozim nga vetë kryeministri Edi Rama po ndryshon çdo gjë.

Mësohet se ish-ministrja e Berishës është propozuar si kandidatura e vetme e Shqipërisë për Presidente e RCC në Sarajevë.

Regional Cooperation Council, është një organizatë që merret me projektet ekonomike rajonale, nën mbikëqyrjen e BE. Gjithashtu mësohet se shkresa e kandidimit është firmosur nga kryeministri Rama, shkruan Dritare.net.

Kryeministri Rama fillimisht e propozoi Bregun për kryenegociatore të Shqipërisë kur të hapen negociatat, por që nuk u pranua nga opozita. /albeu.com/

Shtuar më 31/01/2018, ora 11:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori