Rama prezanton platformën e re: Si të merrni leje për të dalë me makinën tuaj!
Me anë të një postimi në Facebook, kryeministri Rama ka prezantuar platformën e re të aplikimit për të marrë leje në rast se keni makinën tuaj dhe e përdorni për të shkuar në punë.

Sipas Ramës, ata që duan autorizim për të shkuar në punë javën tjetër, të ndjekin me vëmendje video-udhëzimin dhe të testojnë sistemin e ri që përmes e-albania duke shtuar se kështu i jepet fund pritjeve për aprovimin e autorizimit.


Reagimi i plotë:

🔴 LEJE-DALJA ME AUTOMJET TANI PËRMES E-ALBANIA🚘🚚

https://e-albania.al/

🟡JU LUTEM ATYRE QË DUAN AUTORIZIM PËR TË SHKUAR NË PUNË JAVËN TJETËR TË NDJEKIN ME VËMENDJE VIDEO-UDHËZIMIN DHE TË TESTOJNË SISTEMIN E RI QË PËRMES E-ALBANIA I JEP FUND PRITJEVE PËR APROVIMIN E AUTORIZIMIT😊

🔴 LEXONI ME VËMENDJE NË HYRJE LAJMËRIMIN QË JU SHFAQET, KU DO TË GJENI QOFTË KATEGORITË E LEJUARA KËTË JAVË PËR PUNË, QOFTË PROTOKOLLIN SANITAR TË SIGURISË😷

🔴 E PËRSËRIS, SISTEMI PO TESTOHET QË DERI NESËR TË JETË PLOTËSISHT FUNKSIONAL, PRANDAJ MOS U MËRZISNI NËSE DO TË HASNI NDONJË VONESË NË APROVIM, SEPSE PJESËMARRJA JUAJ NË TESTIM NDIHMON NË KOLAUDIMIN E SISTEMIT👍

🔴 LEXONI PO ASHTU ME VËMENDJE PASOJAT LIGJORE E PENALE PËR SHKELËSIT E KUFIZIMEVE TË POSAÇME ANTI-COVID TË QARKULLIMIT NË KËMBË APO ME AUTOMJET🚫

https://e-albania.al/

Shtuar më 18/04/2020, ora 22:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori