Rama merr një tjetër masë: Do të dilni në rrugë në vetëm këto orare
Kryeministri Edi Rama ka marrë një tjetër masë për lëvizjen e njerëzve.

Sipas tij njerëzit nuk po e kuptojnë që gjendja është serioze ndaj edhe lëvizja e këmbësorëve do të kufizohet ne oraret nga 06.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00, gjithashtu do te ndalohet dalje ne kembe rrugeve me persona te tjere ne krah.

POSTIMI I PLOTE

🔴 MESA DUKET NUK PO KUPTOHEMI SIÇ DUHET ME DISA QË S’DUAN TA MARRIN VESH SE NUK ËSHTË KOHË SHËTITJESH

🔴 NGA NESËR DALJA E KËMBËSORË DO TË KUFIZOHET VETËM NË FASHAT ORARE 06.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00

🔴 NGA NESËR DO TË NDALOHET DALJA NË KËMBË RRUGËVE ME PERSONA TË TJERË NË KRAH!

🔴 SHKELJA E KËTYRE RREGULLAVE DO TË NDËSHKOHET ME GJOBË 10.000 Lekë DHE ME MOSDHËNIEN E ASNJË NDIHME SHTETËRORE NGA PAKETA FINANCIARE E LUFTËS PËR SHKELËSIN!

🔴 BOLL! NJË PAKICË E VOGËL FARE INDIVIDËSH TË PAPËRGJEGJSHËM NUK MUND TË SABOTOJNË SAKRIFICËN E NJË POPULLI TË TËRË, DUKE RREZIKUAR JETËN E TYRE DHE TË NJERËZVE TË TJERË!

🔴 NDJESË 1000 HERË🙏 PO KJO ËSHTË LUFTË DHE S’KA ASNJË RRUGË TJETËR!

🔴 FRIKË ASPAK, KUJDES PO! ME HIR OSE ME PAHIR! DIELLI ATY DO JETË PRAPË, NDËRSA JETËT E HUMBURA NUK KTHEHEN MË! /albeu.com/


Shtuar më 18/03/2020, ora 14:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori