Rama me dorë të hekurt ndaj kuksianëve: Në qeli edhe për 15 të tjerë
Qeveria po përpiqet t'a shtypë me dorë të hekurt protestën e qytetarëve të veriut të Shqipërisë kundër tarifës në aksin Milot-Morinë, e cila tashmë është transferuar në Tiranë.

Mësohet se policia ka proceduar edhe 15 persona të tjerë gjatë ditës së sotme, të cilët kanë qenë duke protestuar para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Siç bëhet e ditur, ata janë proceduar penalisht për tubim të paligjshëm, pasi ditën e djeshme protestuan dhe bllokuan rrugën para drejtorisë së Policisë.

Dy ditë më parë, policia procedoi edhe tetë të tjerë pasi hynë brenda ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Prej disa ditësh, qytetarë po protestojnë për lirimin e 23 të arrestuarve në Kukës, të cilët janë sjellë në Tiranë.
Shtuar më 03/04/2018, ora 15:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori