Prokuria e Kukësit kanë nisur tashmë hetimin për revoltën e sotmë në Kalimash kundër tarifës për rrugën Milot-Morinë. Lajmi bëhet i ditur nga
Prokuroria e Përgjithshme.
Kryeprokurorja znj.
Arta Marku, uron shërimin e shpejtë të të lënduarve në protestë, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme duke shtuar se
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës, Drejtuesja e saj Alketa Nushi me një grup prokurorësh të kësaj prokurorie, shkuan në vendgjarje dhe po punojnë për të gjetur autorët dhe shkaktarët e dhunës.
"
Kryeprokurorja znj.
Arta Marku kërkon, mbështet dhe vë në dispozicion të Prokurorisë së Kukësit të gjitha burimet logjistike dhe njerëzore për zhvillimin me intensitet dhe rezultativ të hetimeve dhe vendosjen përpara përgjegjësisë penale të cilitdo që ka shkelur ligjin.
Prokuroria është në komunikim të vazhdueshëm dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po kryen hetime për zbardhjen e ngjarjes"., - vijon
Prokuroria e Përgjithshmë. /albeu.com/
Shtuar më 31/03/2018,
ora 16:26