Rama mbërrin në Kuvend para nisjes në Serbi: Nuk i rrihet pa mbajtur një fjalim
Kryeministri Rama ka shkuar në këtë moment në Kuvend për të marrë pjesë në punimet e seancës plenare pavarësisht se sot nuk ka ndonjë çështje me rendësi për t'u diskutuar.

Në foton e mësipërme duket momenti kur eskorta e tij hyn në ambientet e jashtme të Parlamentit, ndërkohë që pritet që në orën 16:00 të niset për në Serbi.

Ngjarja më e rendësishme e ditës së sotme është interpelanca e deputetit Myslim Murrizi me ministren e Financave, Anila Denaj, megjithatë duket se Rama do të mbajë fjalim në minutat në vijim. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2019, ora 10:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori