Rama kërkoi shkarkimin, vjen reagimi nga Presidenca: E themi ne kur mbahen zgjedhjet
Këshilltarë të Presidentit të Republikës Ilir Meta kanë dalë në një konferencë për shtyp pak minuta pas miratimit të rezolutës kundër tij nga maxhoranca me 100 vota.

Ata thanë se prisnin sot që të kishte reflektim nga Kuvendi sot. Bledar Dervishaj theksoi gjithashtu se Presidenti Meta do të japë përmes një dekreti datën e re të zgjedhjeve.

"Presidenti ka ndjekur me vëmendje të gjitha diskutimet që u zhvilluan sot në parlament, ku u diskutua vendimmarrja për zhdekretimin e 30 Qershorit.

Në vend të një reflektimi dhe në vend që të ishte një moment ku mund të shfaqej një reflektim apo ku mund të diskutohej për zgjidhjen e krizës, sot u lëshuan lumenj fyerjesh ndaj institucionit të Presidentit. Kjo retorikë nuk i shërben zgjidhjes së krizës dhe paqes sociale. Presidenti thekson para shqiptarëve dhe partnerëve se dekreti për shfuqizimin u mor në mbështetje me dispozitat Kushtetuese. Ky akt është marrë bazuar te argumentet Kushtetuese.

Ai është në fuqi dhe i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë. KQZ është e detyruar ta zbatojë, cdo vendim tjetër është i patolerueshëm nga ligji. Cdo parti që e kundërshton është e lirë të ngrejë pretendimet në gjykatën Kushtetuese apo tjetër që vlerëson se mund të zgjidhë cështjen", tha ai.

Më parë, Meta kishte theksuar se anuloi zgjedhjet për të shmangur përplasjen civile mes opozitës dhe maxhorancës për të mos parë situata si ato të vitit 1997.

Po ashtu Presidenti theksoi se kishte informacione se agjenci të inteligjencës jo mike të Shqipërisë kishin përgatitur skenarë destabilizimi për vendin në 23 qershor.

Në fjalëne e tij sot para miratimit të rezolutës, Rama tha se Meta ishte i pangopur për pushtet dhe se nuk ta perceptonte vendimin emarrë nga kreu i shtetit për të anuluar zgjedhjet.

Vendi tashmë është në një krizë kushtetuese, e cila zgjidhet vetëm me një marrëveshje politike.
Shtuar më 13/06/2019, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori