Rama flet për parti të re në Shqipëri: Hera e fundit që flas (VIDEO)
Në këto momente kryeministri Rama po flet sipas tij për herë të fundit për COVID-19 duke u bërë thirrje shqiptarëve për kujdes.

Ndër të tjera, Edi Rama ka folur sot për një parti të re kur përmendi protestat dhe mbledhjen e firmave nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Këto protesta tha Rama kanë bërë që shifrat e të infektuarve ditët e fundit në Tiranë të jenë të larta.

"Ky është komunikimi i fundit ekskluziv për luftën që zhvilluam bashkë deri këtu me atë që botërisht u quajt armiku i padukshëm, dëgjojeni mirë as ka ikur e as është mundur përfundimisht virusi.

Numrat në Tiranë nuk po flasin mirë, shfaqjet politike me turma rrugëve të vendit pa asnjë masë mbrojtëse por me një karshillëk që flet për papërgjegjshmëri në rastin më të mitë e dritëshkurtësi në rastin më të keq, po vazhdojmë edhe përtej të tretave të karakatinës të teatrit kombëtar…

Sa për të mbledhur firma nga aktorë…, që janë marioneta politike në funksion të një lëvizje partie të re… po luhet me zjarrin e shëndetin e popullit, bëni kujdes o njerëz, kujdes se s’ju vjen asgjë e keqe nga meraku e kujdesi im".

Shtuar më 27/05/2020, ora 20:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori