Rama e refuzoi, Basha mbërrin në kohë në Presidencë, nis takimi me Metën (VIDEO)
Pas ftesës publike që i bëri kryeministrit dhe kreut të opozitës, Presidenti Ilir Meta ka shkuar sot që në 04:45 në zyrë.

Kryeministri refuzoi që të kishte një takim me të, pasi ispas tij ishte shumë i zënë me fushatë dhe nuk kishte kohë për të humbur në takime.

Nga ana tjetër kryedemokrati Lulzim Basha, ka shkuar në takimin me Metën. Sipas informacioneve mësohet se takimi do të fokusohet tek zgjedhjet e 30 qershorit, kriza politike, por dhe mundësitë se si mund të dalim nga kjo krizë e thellë.

Basha pritet që të mbërrijë në zyrën e Metës në orën 09:00, por nuk dihet se sa mund të zgjasë takimi.
Shtuar më 27/06/2019, ora 09:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori