Rama dhe Nikolla zbythen para studentëve, tërhiqet vendimi
Pëlqej
Qeveria ka bërë një tërheqje taktike përballë lumit të studentëve që janë derdhur në rrugë.

Ministrja e Arsimit deklaroi në një dalje për mediat se është shufizuar vendimi për të detyruar studentët të paguajnë për çdo kredit të lendëve të mbetura.

Në fakt, edhe pse duket tërheqje, qeveria nuk plotëson kërkesën bazë të studentëve: Uljen e tarifavestudimit!

“Është dhe një kërkesë tjetër. Qeveria nuk bën as ulje e as ngritje të tarifavestudimit. janë universitetet që i përcaktojnë ndaj jeni të lutur por patjetër dhe të monitoruar nga MAs që ju të shteroni me studenëtëve dhe pedagogët një debat që sa mundësi ka të realizohet. Sot buxheti i shtetit mundëson mbi 75 të kostos reale të studimit.

Në UT mbulon mbi 85% të kostos. Është një debat që do i shkojmë në fund, faleminderit studentëve që shërbyen si nxitës. Qeveria do të heqë dorë nga tarifimi i provimeve të bartura. VKM shfuqizohet që sot”, tha ndër të tjera Nikolla.

Studentët kanë kërkuar gjithashtu edhe përmirësimin e kushteve fizike të fakulteteve si edhe përgjysmimin e tarifës së studimit, gjë për të cilën Nikolla tha se e kanë në dorë vetë universitetet.
Shtuar më 06/12/2018, ora 13:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori