Ra në kontakt me rrymën elektrike, vdes pogradecari
Pëlqej
Një 68-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Pogradecit.

Nga raportimet e fundit mësohet se 68-vjeçari ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ditën e sotme.

Njoftimi i policisë

“Më datë 18.11.2017, jemi njoftuar se në Spitalin e Pogradecit është transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore shtetasi A.M, 68 vjeç, banues në fshatin Zagorçan,” thuhet në njoftimin e policisë.

Pas mbërritjes në Spital, ky shtetas ka ndërruar jetë.

Nga të dhënat e para rezulton se shtetasi A.M, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike duke punuar me prizën e televizorit.

U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/


Shtuar më 18/11/2017, ora 13:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori