Qëllon me 10 plumba drejt nipit, arrestohet 59-vjeçari
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kurbin.

Një shtetas është vënë në pranga pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri nipin e tij.

"Ky shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pushkë, nipin e tij, shtetasin A.T. 22 vjeç, banues në Rrëshen"- njofton Policia e Shtetit.

Njoftimi i policisë:

Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, pas telefonatës tek Salla Operative se në Rrëshen kishte një konflikt me përdorim armë zjarri, falë një pune hetimore dhe operacionale të mirëfilltë, është bërë ndërhyrja në kohë rekord duke parandaluar një ngjarje kriminale të mundshme, ku në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin, arrestuan në flagrancë 59-vjeçarin.

Ky shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pushkë, nipin e tij, shtetasin A.T. 22 vjeç, banues në Rrëshen.

Në cilësinë e proves materiale u sekuestrua arma e zjarrit pushkë me një karikator me 10 fishekë.

Materialet proçedurale në ngarkim të tij u referuan Prokurorisl së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Vrasje me dashje’ e mbetur në tentativë” dhe ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake” parashikuar nga nenet 76-22 dhe 278 të Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2018, ora 11:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori