Qëlloi me breshëri ndaj RENEA-s, si u kap i rrezikshmi i Vlorës
Janë zbardhur detaje të reja nga arrestimi i të rrezikshmit të Vlorës Xhevahir Jonuzi.

Jonuzi ditën e sotme u përplas me armë me forcat RENEA ku qëlloi 4 herë në drejtim të policisë, ndërsa vetë u plagos me dy plumba.

Burimet bëjnë me dije se pistoleta më të cilën qëlloi Jonuzi është e llojit TT ndërkohë mësohet se policia ka reaguar me dy të shtëna, ku një plumb e ka kapur në këmbë e tjetri shkarazi në kofshë.

Xhevahir Jonuzi, i cilësuar si një ndër 8 personat më të rrezikshëm në Vlorë ishte në ndjekje prej 6 muajsh. Mësohet se ai fshihej në Hoshtimë, në banesën e tij.

Jonuzi, i cili tashmë gjendet në Tiranë duke u kuruar, nën mbikqyerjen e rreptë të policisë, është edhe posedues i disa parcelave me hashash në zonën e Novoselës. /albeu.com/



Shtuar më 18/01/2020, ora 18:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori