Qëlloi 10 herë më sëpatë, autori i heshtur para gjykatësit
"Arrest në burg" ishte masa e sigurisë që gjykata e Korçës vendosi ndaj vrasësit gjak frohtë Zamir Topi nga Pocesta e Korçës.

42-vjeçari vrau në mënyrë makabre bashkëfshatarin e tij Dashnor Osmani 50 vjeç tre ditë më parë në një zonë mjaft të populluar pranë pazarit të qytetit.

I gjithë konflikti mes dy personave lidhej me një vend varri në fshat, për të cilin autori i krimit i kishte kërkuar viktimës ta zhvendoste.

Në ambjetet e gjykatës sot Topi është shfaqur i heshtur pa folur fare edhe në momentin që gjykatësi Arben Lera i ka kërkuar të flasë rreth krimit dhe akuzave të ngritura ndaj tij, Topi ka heshtur.

I vetmi veprim që ai ka bërë në sallën e gjyqit është zgjidhja e flokëve dhe asgjë tjetër. Ndërkohë që avokati i tij ka kërkuar ekzaminim mjekësor të tij edhe pse vrasësi është i kartelizuar me probleme mendore dhe trajtohej me pagesë invaliditeti.

Askush nga familjarët e Topit nuk ka qenë në sallën e gjyqit, ashtu siç kanë munguar edhe familjarët e viktimës Dashnor Osmani.

Pas akuzave të ngritura nga prokuroria që u pasqyruan nga prokurorja Ola Visi, trupi gjykues vendosi "arrestin në burg" ndaj 42 vjeçarit i cili edhe në momentin e komunikimit të masës nuk ka bërë asnjë veprim përveçse qëndronte me kokën ulur dhe sytë në tokë. /oraneës


Shtuar më 31/01/2020, ora 16:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori