Flet e dashura e shqiptarit të vrarë në Mykonos, zbulon fjalët e fundit që i kishte thënë: Ishte i mërzitur

Pak ditë më parë në Mykonos u vra  34-vjeçari shqiptar Visar Dakramajt, i njohur edhe si Julian Kosova.

Sot, partnerja e tikj ka folur për herë të parë pas ngjarjes tragjike.

Ajo shprehur se Jani kishte planifikuar që të largohej nga ishulli dhe të zhvendosej në Selanik, por planet iu ndërprenë në mes.

“Ai kishte zemër si një fëmijë, ishte ‘fëmija im’, kështu e quaja. Reagonte si fëmijë, ishte kokëfortë, por ishte i mrekullueshëm… Folëm për herë të fundit të premten, më tha të dua dhe nuk folëm më, sepse ishte mërzitur për diçka.

Natën e ngjarjes më thanë se ishte zënë me një vajzë, nuk e di pse, thjeshtë nuk donte që të më bezdiste njeri. E njihja atë vajzën. Me autorin kanë qenë miq, e dija që njiheshin dhe nuk kishte konflikte mes tyre.

Atë natë Jani kishte shkuar vetëm në klub. Kishte shkuar për të pirë një gotë. Më thanë që ka pasur një sherr mes tyre, për arsye banale.

Më morën në telefon, isha duke fjetur, dhe më thanë zgjohu se kanë vrarë Janin… mendova se ishte shaka, se Jani po më bënte shaka”, ka rrëfyer ajo.