Qëllohet me armë drejt Policisë në Elbasan
E rëndë në Elbasan, qëllohet me armë zjarri ndaj policisë.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 maji” të qytetit.

Efektivët që kanë rënë pre e sulmit janë pjesë e repartit FNSH dhe Shqiponja.

Dëshmitarë nga vendngjarja kanë dëgjuar më shumë se 4 të shtëna.

Për momentin nuk dihet nëse ka persona të lënduar ndërsa polica ka rrethuar vendin e ngjarjes.

Mësohet se drejt efektivëve është qëlluar nga një automjet ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve në brendësi të mjetit.
Shtuar më 24/09/2020, ora 13:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori